Bad News Eagles po i vazhdon kualifikimet për turneun e Majorit.
Ekipi nga Kosova aktualisht ka dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para.
Atyre u duhet edhe një fitore për t’u kualifikuar për turneun më të madh në botë në CS:GO.
Por, ata sonte do të kenë punë mjaft të vështirë, ku do të përballen me ekipin FaZe CLAN, që është i renditur si ekipi i dytë më i mirë në botë.
Ndeshja nis në orën 18:30 dhe zhvillohet me dy harta të fituara.
Edhe nëse humb Bad News Eagles, djemtë do ta kenë një mundësi të fundit për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit kualifikuese.