Shefik Ramadani (12 vjec, -52kg) dhe Erdonit Sadiki (-47kg), të dy anëtarë të KK “Kushtrimi” nga Hasanbegu kanë fituar medalje në kampionatin e Maqedonisë së Veriut në karate për pionierë, që është zhvilluar të shtunën në Kriva Palanka.
Dy karatesistët ishin mjaftë të suksesshëm në këtë kampionat, derisa luftërat e tyre u shpërblyen me medalje.
Shefik Ramadani doli kampion, kurse Erdonit Sadiki doli i treti.
Këta dy do ta prezantojnë klubin dhe shtetin në ballkaniadën e ardhshme, në fund të muajit maj në Tivar të Malit të Zi.
Sikurse Ramadani, po ashtu edhe Sadiku premtojnë rezultate edhe më të mira në kompeticionet e radhës.
Edhe trajneri Irfan Aliu është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e arritur të KK Kushtrimi.