Japonia mund të heqë dorë nga oferta e saj për të pritur Lojërat Olimpike Dimërore 2030, duke e shtyrë garën për organizimin e Olimpiadës për katër vjet, në vitin 2034.
Arsyeja qëndron në skandalin e korrupsionit për Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, që ka bërë bujë gjatë këtyre muajve, duke sjellë kështu edhe pezullimin e mundshëm të kandidaturës.
Presidenti i Komitetit Olimpik japonez, Yasuhiro Yamashita, u tha gazetarëve se do të ishte “e vështirë të vazhdohej pa mbështetjen e popullatës”.
Për momentin, sipas sondazheve të agjencisë së lajmeve “Jiji”, shumica e votuesve do të ishin shprehur kundër kandidaturës së Saporos.
Megjithatë, qyteti mund të shpresojë ende.
Në fakt janë planifikuar bisedime mes numrit 1 të sportit japonez dhe kryebashkiakut të Saporos, Katsuhiro Akimoto, i cili të dielën e kaluar u rizgjodh.