U zhvilluan Kampionati Individual të Kosovës për U9 dhe U13, në Ferizaj në shkollën “Tefik Çanga” apo thënë ndryshe shpresat e pingpongut tonë, të cilët me entuziazmin e angazhimin e tyre treguan se dita ditës cilësia e pingpongut tonë është në rritje.
Kampionati u zhvillua në kushte të mira organizative dhe në një atmosferë sportive pjesëmarrëse ishin shumica e klubeve të regjistruar në FPPK gjatë vitit 2023, e pa dyshim klubet me emrin Ahmet Hoxha rezultuan më të suksesshmet duke ndalur në Ferizaj 5 nga 7 titujt e mundshëm
Në kategorinë për çifte të përziera, pas shumë ndeshjesh të forta në finale shkuan Amant Sejdiu & Maxhire Sojeva me Olti Behluli & Sara Hoxha, që rezultoi me 3:1 për Amantin dhe Maxhiren.
Tek çiftet Femra, u zhvilluan gara shumë të forta ku në fund në finale shkuan Maxhire Sojeva & Sara Hoxha me Jonida Ibrahimi & Vlera Beqa, një ndeshje shumë interesante dhe e fortë ku fituese dolën Maxhire Sojeva & Sara Hoxha me rezultat 3-1.
Tek çiftet Meshkuj, finalist ishin Muhammet Mudut & Olti Behluli bashkë me Albes Behluli& Amant Sejdiu, një ndeshje interesante ku fitues dolen Albes Behluli & Amant Sejdiu me rezultat 3-0.
Në kategorinë e femrave U9, në finale u takuan Feroza Smajli dhe Azra Haskuka, ku Feroza arriti të fitoj me rezultat 3-0 për ta siguruar vendin e pare në këtë kampionat.
Në kategorinë e meshkujve vendin e pare arriti ta fitoj Faris Karabaxhaku i cili e mposhti në finale Leart Feratin me rezultat 3-0.
Në kategorinë e femrave U13, Maxhire Sojeva shkëlqeu duke mposhtur Vlera Beqen dhe arriti ta fitoj vendin e pare me rezultat 3-0. Ndërsa tek kategoria e meshkujve U13, gara ishte shumë e forte mes dy garuesve Resul Smaili dhe Amant Sejdiu të cilët treguan talent të shkëlqyer dhe një ndeshje shumë të forte ku fitues i kësaj ndeshje që arriti vendin e pare ishte Amant Sejdiu me rezultat 3-0.
Çifte të përziera
Amant Sejdiu / Maxhire Sojeva
Olti Behluli / Sara Hoxha
Alara Sisko / Muhammet Mudut
Albes Behluli / Tuana Cerkini
Çifte të femra
Maxhire Sojeva / Sara Hoxha
Jonida Ibrahimi / Vlera Beqa
Lira Hashani / Tuana Cerkini
Feroza Smajli / Verore Beqa
Çifte të meshkujve
Albes Behluli / Amant Sejdiu
Muhammet Mudut / Olti Behluli
Donat Ferizi / Leart Bivolaku
Near Çerkini / Sharr Hashani
U9 Femrat
Feroza Smajli
Azra Haskuka
Alea Mehmeti
Jara Hallaqi
U9 Meshkujt
Faris Karabaxhaku
Leart Ferati
Arijon Krasniqi
Rubin Osmani
U13 Femrat
Maxhire Sojeva
Vlera Beqa
Amra Gashi
Jonida Ibrahimi
U13 Meshkujt
Amant Sejdiu
Resul Smaili
Muhammet Mudut
Olti Behluli