Në Zagreb të Kroacisë ka nisur Kampionati Europian i Mundjes për të rritur, event ku përfaqësohet edhe Shqipëria me një ekip të plotë sportistësh.
Në total janë 6 mundës që do të garojnë për ngjyrat kuqezi, mes të cilëve edhe një femër.
Në peshën 68kg, në stilin e lirë, do të garojë Albina Drazhi, ndërsa 5 mundësit meshkuj në garë janë: Zelimkhan Abakarov (pesha 61kg, stil i lirë), Islam Dudaev (pesha 65kg, stil i lirë), Paris Kerepi (pesha 125kg, stil lirë), Bajram Sina (pesha 60kg, stili greko-romak) dhe Kevin Kupi (pesha 77kg, stili greko-romak).
Aventura e Shqipërisë ka nisur me rusin e natyralizuar shqiptar Islam Dudaev. Në peshën 65kg, në kualifikuese, ai mundi 5-0 gekun Georgios pilidis, ndërsa në fazën e 1/8 Dudaev u mund 5-2 nga azeri Ali Rahimzada, duke u eliminuar nga gara për medalje.
Sot është radha e mundësit kampion bote Zelimkhan Abakarov, që do të debutojë ndaj gjermanit Niklas Stechele, me shpresën që të shkojë deri në finale.