Në Jerevan të Armenisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, event ku përfaqësohet edhe vendi ynë.
I pari që është ngjitur në pedanë është shtangisti Erkand Qerimaj, që garoi në Baterinë B të peshës 73kg, ndërkohë që në baterinë A është Briken Calja, që garon në mbrëmje.
Në stilin e shkëputjtes, Qerimaj e nis garën me 145kg, peshë që e ngre pa probleme.
Në provën e dytë ai realizon me sukses edhe 150kg, ndërsa në provën e tretë dështon të ngrejë 152kg. Në këtë sil, shkodrani renditet përkohësishti pari në Baterinë B.
Stilin e shtytjes Qerimaj e nis me 168kg, duke e realizuar me sukses provën e parë, por shkodrani dështon të ngrejë 173kg në provën e dytë dhe më pas dështon edhe me 174kg në provën e tretë.
Në këtë stil, Qerimaj rendiet përkohësisht i katërti në Baterinë B.
Kështu, me 318kg në dygarësh, Erkand Qerimaj mbyll garën e tij në Baterinë B në vendin e tretë. Gjithsesi, paraqitja e mirë në stilin e shkëputjes mund ta afrojë me podiumin pas zhvillimit të garës së Baterisë A.