Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka një lajm të mirë për komunitetin sportiv veçmas të Prishtinës.
Ai tha se po punohet që amfiteatri i Gërmisë të jetë gati për hapjen e sezonit veror.
“Po punohet shumë dhe pa pushim që amfiteatri i Gërmisë të jetë gati për hapjen e sezonit veror.
Përveç që do të marrë një pamje të re, ky amfiteatër do të jetë i gatshëm për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Jemi të përkushtuar që Prishtinës t’i dhurojmë sa më shumë hapësira sportive dhe rekreative – në shërbim të qytetarëve dhe rinisë tonë.
Prishtina, qytet i Sportit!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.