Është koha që të gjithë të bashkohen, Institucionet sportive, tifozët e mirëfilltë dhe të gjitha mekanizmat relevant, të luftohet huliganizmi në stadiume dhe palestrat sportive.
Është koha që të kemi ligjin në Kosovë, tifozi që futet në fushë, minimumi 3 vite burgim.
Është koha që huliganët të largohen nga stadiumet dhe palestrat sportive, klubet së bashku me tifozët e mirëfilltë në qytetet e tyre, me mekanizma shtetëror, t’i identifikojmë dhe t’i arrestojnë të gjithë ata që shkaktojnë dhunë në tribuna.
Është koha që të luftohen karrieristët, profiterët dhe servilët e pacipë, sepse edhe këta në një formë i kontribuojnë dhunës, për llogaritë e tyre!
Kosova nuk ka djem e vajza, mos e bë Zot, që dikush të bie viktimë nesër në stadium e palestra sportive.
Krenari e patriotizëm është të luftohen huliganët, karrieristët, profiterët dhe sevilët! Sepse servilit, po i dhe post, nesër hesht dhe të bart çantën pa asnjë mëdyshje.
Po u bë me post servili, nesër të thotë baba kryetar!
Ta ruajmë jetën e çdo qytetari, ata pak huliganë, profiterë e servilë, të luftohen e të janë sa më larg sportit!
Jeta është e shenjtë! Kjo çka pamë mbrëmë në Vushtrri, trishtim! Ndal dhunën!