Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës nga 6 deri më 11 maj 2023 mbahet Kampionati ekipor i Superligës së Kosovës në shah.
Sipas Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima, në këtë kampionat marrin pjesë 8 ekipet më të dalluara të Kosovës të cilat hyjnë me ambicje të ndryshme.
Konkurrenca për plasman të lartë do të jetë shumë e fortë.
Ekipet janë përforcuar me shahistë nga shtetet e tjera.
Në këtë kampionat do të luajnë 7 Kryemjeshtër, 7 Mjeshtër Ndërkombëtar dhe 8 Mjeshtër të FIDE-së.
Madje pesë prej tyre do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.