Karateisti i talentuar i Kastrioti të Ferizajt, Yll Mahalla, po shkëlqen pothuajse në çdo garë.
Mahalla nuk ka të ndalur në kategorinë e pionierëve (- 35 kg), duke u stolisur e titullin e kampionit në turneun “Tirana Open”.
Ky rezultat e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë edhe trajnerin e klubit, Gani Mahalla.
Nga ana tjetër, Halil Mahalla, kryetar i klubit, është krenar me njomakun, që nuk ka më shumë se 10 vjeç dhe po tregon klasin e tij në secilën garë.
“Yll Mahalla – kampion në turneun ‘Tirana Open’.
Sukseset vazhdojnë me KK Kastriotin”, ka shkruar Mahalla në profilin e tij në facebook.