Karateistët e “Rinisë” nga Mateçi i i komunës së Likovës janë kthyer me shtatë medalje (3 të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta) nga turneu ndërkombëtar “Olimpik Open 2023” në Shkup.
Në turne kanë marrë pjesë mbi 800 garues nga Italia, Turqia, Sllovenia, Kosova, Bosnja, Serbia, Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe klube nga Maqedonia e Veriut.
Rezultatet e KK Rinia:
Elif Osmani, vendi i parë
Furkan Osmani, vendi i parë
Nedim Shaqiri, vendi i parë
Nevrije Osmani, vendi i dytë
Amar Avdiu, vendi i tretë
Aid Avdiu, vendi i tretë
Fisnik Shaqiri, vendi i tretë (kishte lëndim)
Ndërsa, Enesi, Diellina, Ajani, Omeri kësaj here mbetën pa plasman.
Fisnik Shaqiri për shkak të një lëndimi nuk mundi të vazhdojë garat në gjysmëfinale.