Ekipi i muay thait të Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 5 deri më 15 maj 2023, mbahet në Bangkok të Tailandës.
Ekipi përbëhet nga garuesit Arbos Maliqi dhe Lindon Demiri.
Para nisjes, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur kryetarin e Federatës së Muaythait të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, të cilit i ka uruar suksese në Botëror.
Muay Thai, i njohur si boksi tajlandez, është një sport luftarak që përdor goditjen në këmbë së bashku me teknika të ndryshme shtrëngimi.