Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të stafit të KOK-ut, zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, është emëruar anëtare e Komitetit Këshillues të Bashkimit Evropian.
Vendimi është marrë në takimin e Komitetit Ekzekutiv të BE-së, ku anëtarët e përzgjedhur do të kenë rol këshillues për periudhën 2023-2025.
Komiteti Këshillues i BE-së operon në një nivel strategjik, duke këshilluar Komitetin Ekzekutiv të ENGSO, për çështjet e BE-së, duke siguruar qasje të koordinuar në aktivitetet e tyre lobuese dhe në procedurat e punës.
Halili është edhe anëtare e Komitetit për Barazi në Sport në ENGSO, dhe anëtare e komisionit “Gratë në Sport” të #ICMG-së.