Me pjesëmarrje të 8 ekipeve më të dalluara të shahut të Kosovës, sot me takimet e xhirosë së parë duke fillua në orën 15,30 në ambientet e Capitall Gate në Prishtinë, fillon Kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës në shah.
Ky kampionat zgjatë nga 6-11 maj dhe lufta për titullin e kampionit të Kosovës do të jetë e madhe.
Për këtë titull madje do të luftojnë 5 ekipe të cilat në këtë edicion kanë angazhuar me shumë shahistë cilësorë Kryemjeshtër e Mjeshtër Ndërkombëtar jashtë Kosovës.
Titullin e kampiionit e mbron Dardania e Prishtinës.
Pjesëmarrës do të jenë 6 Kryemjeshtër/GM/, 6 Mjeshtër Ndërkomnëtar/IM/ dhe 9 Meshtër FIDE/FM/.
Pjesëmarrës të Super Ligës janë këto klube:
1.Dardania
2.Drejtësia
3.Prizreni
4.Ferizaj
5.Prishtina
6.Hyzri Talla
7.Therranda
8.Sharri