Ka vazhduar Kampionati i Hapur 2023 për senior i Maqedonisë së Veriut në shah në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.
Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan takimet e xhirosë së 6-të, ku pati disa ndeshje mjaftë interesante.
Pas kësaj xhiroje tek meshkujt udhëheq Nikola Nikolovski me 5.5 pikë, kurse tek femrat Monika Stojkovska me 5 pikë.
Kampionati po zhvillohet në hotel Kontinental në Shkup në organizim të Federatës së shahut të Maqedonisë së Veriut.
Agim Shemshiu nënkryetar i federatës së shahut të Maqedonisë së Veriut tha se kampionati po rrjedh sipas planit të paraparë.
Kampionati i hapur zgjatë deri më 11 maj.