Janë zhvillua takimet e xhirosë së 5-të të Kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës në shah.
Në takimin kryesor jamë përballur, kampioni Dardania dhe nënkampioni, Drejtësia Trokadero.
Ky takim ka përfundua me rezultst të barabartë 3:3. Kështu lufta për titullin e kampionit mbetet e hapur deri në xhironë e fundit.
Ferizaj ka shënuar fitore kundër Prizrenit 4:2. Ky është ekipi i vetëm me 5 fitore radhazi dhe kryeson në renditje me 10 pikë të plota, para Drejtësisë Trokadero dhe Dardanisë që kanë tubuar nga 9 pikë.
Prshtina ka shënuar fitoren e parë kundlër Therrandës 4 5:1,5, kurse Hyzri Talla dhe Sharri kanë luajtur baras 3:3.
Xhiroja e 5-të:
Drejtësia Trokadero-Dardania 3:3
Ferizaj-Prizreni 4:2
Hyzri Talla-Sharri 3:3
Prishtina-Therranda 4,5:1,5
Takimet po zhvillohen në ambientet e Capital Gate në Prishtinë.
Gjyqtarë: Burhan Misini, kryesor-gjyqtar ndërkombëtar, Besnik Berisha/gjyqtar ndërkombëtar dhe Fstmir Gërguri, gjyqtar FIDE.
Xhiroja e 6-të/e para fundit/, zhvillohet të mërkurën, më 10 maj nga ora 15,00. Talohen:
Prizreni-Drejtësia Trokadero
Dardania-Ferizaj
Therranda-Hyzri Talla
Sharri-Prishtina