Garat e Kampionatit ekipor të Superligës tashmë janë në fazën përfundimtare.
Në xhiron e 6-të (të parafundit), në takimin kryesor, Ferizaj i udhëhequr nga Kryemjeshri, Daniel Dardha, ka shënuar fitore bindëse ndaj kampionit aktual, Dardanisë me rezultat 4,5:1,5.
Edhe ekipi tjetër, Drejtësia Trokadero nga Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Prizrenit 5,5:0,5. Ishte kjo fitorja e 6-të radhazi e ferizajasve në këtë kampionat.
Pamje nga gara
Kështu takimi i xhiros së fundit ndërmjet Drejtësisë Trkadero dhe Ferizajt do të jetë përcaktues se kush do të fitojë titullin e kampionit për këtë edicion garash. Ekipi i Ferizajt ka një epërsi të lehtë ngase pos fitores edhe barazimi i konvenon për t’u shpallur kampion.
Në anën tjetër, Drejtësia Trokadero vetëm me fitore ndaj Ferizajt mund të fitojë titullin e kampionit.
Renditja pas xhiros së 6-të:
1. Ferizaj 12
2. Drejtësia Trokadero 11
3. Dardania 9
4. Prizreni 6
5. Hyzri Talla 4
6. Prishtina 4
7.Sharri 2
8.Therranda 0
Xhiroja e 7-të (e fundit), zhvillohet të enjten, më 11 maj nga ora 15,00 (Capital Gate).
Xhiroja e 7-të:
Drejtësia Trokadero-Ferizaj
Prizreni-Dardania
Hyzri Talla-Prishtina
Theranda-Sharri
Gjyqtarë: Burhan Misini, kryesor - gjyqtar ndërkombëtar, Besnik Berisha, gjyqtar ndërkombëtar dhe Fatmir Gërguri, gjyqtar FIDE.
Xhiroja e 6-të (e para fundit), zhvillohet të mërkurën, më 10 maj nga ora 15,00.
Takohen:
Prizreni-Drejtësia Trokadero
Dardania-Ferizaj
Theranda-Hyzri Talla
Sharri-Prishtina