Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e shkëlqyera të Capital Gate në Prishtinë, kanë përfundua garat ekipore të Super Ligës së Kosovës në shah.
Në këtë kampionat pjesëmarrëse ishin 8 ekipet më të dalluara të Kosovës.
Ky ishte njëri ndër kampionatet më të forta sa i përket cilësisë së shahistëve.
Klubet ishin të përforcuara me shumë shahistë që janë emra të njohur të shahut evropian.
Në këtë kampionat pjesëmarrës ishin 6 Kryemjeshtër GM, 6 Mjeshtër Ndërkombëtar IM dhe 9 Mjeshtër FIDE FM.
Xhiroja e 7-të ishte përcaktuese se kush do të fitoj titullin e kampionit.
Në përballjen të drejtpërdrejtë u ballafaquan, Drejtësia Trokadero nga Prishtina dhe Ferizaj. Këtë takim e fitoi Drejtësia Trikadero me rezultat 4,5:1,5.
Ata shënuan 6 fitore, një barazim me Dardaninë 3:3 dhe pa asnjë disfatë u nderuan me titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2023.
Ky është titulli i dhjetë jubilar i tyre.
Drejtësia Trokadero luajti me këtë përbërje bazë:
GM Kiril Georgiev
IM Nderim Saraçi
FM Murtez Ondozi
Muhamet Asllani
Afrim Fejzullahu
Astrit Zymberi
Ballafaqimi ndërmjet Prizrenit dhe Dardanisë përfundoi me rezultat të barabarë 3:3. Kështu kampioni i deritashëm Dardania u klasifikua në pozitën e tretë.
Dy takimet e tjera, Hyzri Talla-Prishtina dhe Sharri-Therranda përfunduan pa fitues 3:3.
Xhiroja e 7-të/ e fundit/:
Drejtësia Trokadero-Ferizaj 4,5:1,5
Prizreni-Dardania 3:3
Hyzri Talla-Prishtina 3:3
Therranda-Sharri 3:3
Renditja përfunfimtare, pas xhirosë së 7-të:
1.Drejtësia Trokadero 13
2. Ferizaj 12
3.Dardania 10
4. Prizreni 7
5.Hyzri Talla 5
6.Prishtina 5
***************
Nga liga largohen:
7.Sharri 3
8.Therranda 1
Gjyqtarë: Burhan Misini, kryesor-gjyqtar ndërkombëtar, Besnik Berisha, gjyqtar ndërkombëtar dhe Fatmir Gërguri, gjyqtar FIDE.
Në fund tri ekipe u nderuan me kupa, diploma dhe medalje të cilat i ndanë, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës dhe Agim Shemshiu, nënkryetar i Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut për kapitenët, Afrim Fejzullahu, Drejtësia Trokadero, Feim Qorolli, kryetar i Ferizajt dhe Korab Saraçi, kapiten i Dardanisë.
Kampioni i Kosovës, Drrjtësia Trokadero fiton të drejtën për pjesëmarrje në Kupen ekipore Evropiane që mahet në Durrës të Shqipërisë nga 30 shtator deri më 8 tetor 2023.
Por, të drejtë pjesëmarrje në këtë kupë kanë edhe dy ekipet e tjera, Ferizaj dhe Dardania që u klasifikua në pozitat dy dhe tre.