Federatat që u licencuan në Kosovë

Sporti

Federatat që u licencuan në Kosovë

Nga: K.G. Më: 12 maj 2023 Në ora: 20:08
Daulina Osmani

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, ka publikuar listën e federatave sportive të licencuara nga Komisionin për Licencim në kuadër të MKRS-së. 

“Federata e Kick-box-it, Federata e Futbollit dhe Federata e Shahut të Kosovës, janë federatat të cilat së fundmi janë licencuar në MKRS në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive. 

Sikur edhe të gjitha federatat e tjera të licencuara më heret, edhe këto të trija, kanë marr licencën me kusht. 

Image

Federatat e licencuar

Kjo nënkupton se në afat prej 90 ditësh, federatat obligohen të plotësojnë kriteret e licencimit edhe për klubet e tjera anëtare të cilat në këtë fazë nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e parapara me udhëzim administrativ. 

26 është numri i federatave të licencuara në MKRS.

Afati i licencës është deri më 31 dhjetor 2024”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.

Federata e licencuara: Xhudo, hendbolli, volejbolli, basketbolli, karate, boksi, sporti shkollor, atletika, pingpongu, mundja, skitaria, tenisi, autosporti, shenjëtaria, noti, triatloni, kajaki, badmintoni, çiklizmi, ragbi, golfi, muaythai, federata e sporte për të verbër, futbolli, kick-box-i e shahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat