Danina Rexhepi ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në Bullgari.
Karateistja e Kosovës, Danina Rexhepi, ka rrëmbyer vendin e parë në kategorinë U-12 në garën Ndërkombëtare ‘President’s Cup” - Sofia Open”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Deri tek medalja e artë Rexhepi ka mposhtur 5 garuese nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në këtë kompeticion.
Përveç, Daninës, Kosova në këtë turne përfaqësohet edhe nga Lanika Rexhepi, e cila tanimë ka fituar luftën e parë dhe është në rrugë të mirë për zonën e medaljeve.
Afër garuesve është edhe selektori i kombëtares së Kosovës, Ylber Syla së bashku me përfaqësuesin në ambasadën e Kosovës në Bullgari, Bujar Deskaj.