Selektori i kombëtares së Kosovës në karate, Ylber Syla, është në Sofje të Bullgarisë, ku nga afër e përcjellë garën Ndërkombëtare ‘President’s Cup” - Sofia Open”.
Syla është shumë i kënaqur me paraqitjen e karateistes Danina Rexhepi e cila ka fituar medaljen e artë në kategorinë U-12.
“Është hera e parë që jam në këtë turne, i 10-ti më radhë e me ftesë të Federatës së Karatesë Bullgare.
Ylber Syla me garuesit e tij
Turneu është me përmasa ndërkombëtare e shumë garues cilësorë.
Danina ka pas paraqitje shumë të mirë, me 5 fitore shpallet kampione në një konkurrencë shumë të fortë.
I lumtë për paraqitje”, tha Syla për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Në ditën e nesërme Syla është pjesëmarrës në seminarin e karatesë.
“Federata e karatesë na ka ftuar në seminarin e nesërm që do t’i kemi dy stërvitje nga ora 10:00 dhe pas dite nga ora 18:00 jam pjesë e kampit e më shumë garues cilësorë.
Kjo na shërben para mesdhetarit që do të mbahet javët në vijim në Tunizi”, thotë Syla.