Një sportiste e talentuar shqiptare me mjaftë sukses po i mbron ngjyrat e reprezentacionit të Kroacisë në mundje.
Bëhet fjalë për Ajla Kadriji (46 kg), mundëse e klubit të mundjes Zagreb, bija e Bujar Kadrijit, kryetarit të KF Besa nga Dobërdolli.
Tani ajo po përgatitet për turneun shumë të fortë ndërkombëtar “Arena Cup 2023” që do të mbahet më 19 dhe 20 maj në Pula të Kroacisë. Ky turne është i 14-ti me radhë dhe organizohet nga klubi i mundjes “Istarski borac”.
Trajneri i reprezentacionit të Kroacisë në mundje, Nenad Zhugaj pret shumë nga Ajla, madje edhe medaljen e artë.
Ajla ka qenë mundëse e KM Besa nga Dobërdolli, por ka edhe nënshtetësi kroate.
Ndryshe, babai i Ajlës, Bujar Kadriji ka qenë 10 herë radhazi kampin i Kroacisë në mundjes në stilin greko-romak dhe tre herë kampion i ish-Jugosllavisë për fëmijë dhe kadetë, shkruan mediumi nga Maqedonia e Veriut "Open-TV".
Ditë më parë reprezentacioni i Kroacisë në mundje është mirëpritur nga kryetari i Koprivnicës, ku ky i fundit iu shpërndau dhurata dhe falënderime.