Nën organizim të klubit të shahut “Teuta” dhe nën patronazhin e komunës së Likovës nesër (e diel, 21 maj) do të zhvillohet turneu i 8-të ndërkombëtar memorial në shah, “Fadil Nimani”.
Agim Shemshiu, organizator i turneut i deklaroi se janë bërë përgatitjet e fundit për fillim të mbarë të turneut.
“Gjithcka është gati për turnen memorial Fadil Nimani. Është ky turneu i tetë me radhë.
Mezi e presim këtë turne, sepse është një nga më masivët në vendin tonë dhe jo vetëm.
Edhe sivjet interesimi është shumë i madh.
Do të vijnë mjeshtër të njohur të lojës së shahut nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe vendi ynë”, na tha Agim Shemshiu, organizator dhe refer i njohur.
Turneu do të mbahet në ambientet e bukura të restaurant “Panorama” në Likovë me fillim prej orës 10:30 minuta. Për shahistët më të suksesshëm do të ndahen të holla, medalje dhe diploma.