Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim boksierin kosovar Robin Haxhi Krasniqi.
Gjatë këtij takimi ata diskutuan kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht.
“Ai falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen e dhënë, duke mundësuar që mbrojtja e titullit kampion të bëhet në një ambient ku i jep mundësi një numri të madh të adhuruesve të jenë prezent”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo fedederatë.
“Përtej boksit, Haxhi Krasniqi përshëndeti punën e mirë që po bëhet në futbollin kosovar dhe përgëzoi presidentin Ademi që fal korrektësisë dhe përkushtimit, futbollistët kosovarë nëpër Evropë ti bashkohen Kosovës dhe të punojnë drejt suksesit”.
Nga ana tjetër i pari i FFK-së e falënderoi Krasniqin për vizitën dhe për vendimin që Kosova të jetë vendi ku ai do të zhvillojë një meç boksi me kaq rëndësi, derisa i ofroi përkrahjen e tij.
Ademi e nderoi Krasniqin me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”.