Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Krasniqi e falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e frytshëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe mbështetjen që po e jep për sportin, derisa e njoftoi me projektet e ardhshme sidomos ato ndërkombëtare.
Rama përgëzoi Krasniqin për punën, sukseset dhe zyret e reja, me ç’rast takoi edhe stafin e KOK-un.
Palët kanë biseduar edhe për projekte të ndryshme të bashkëpunimit.