Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” po përpiqen të vendosin pishtarin me flakën olimpike në Kullën Eiffel.
Lajmin e konfirmoi për “Reuters” një nga anëtarët e stafit organizator të Olimpiadës që nis pas 15 muajsh në Paris (26 korrik-11 gusht 2024).
Burimi shtoi se flaka nuk do të vihej në majë të Kullës Eifel për arsye teknike dhe nuk është ende e qartë nëse ajo do të qëndronte në monument gjatë gjithë Lojërave.
Gjithsesi, kombinimi i dy imazheve të tilla ikonike si flaka olimpike dhe Kulla Eifel do të ishte një sfond i jashtëzakonshëm.