Garat ekstreme i pëlqejnë shumë.
Është fjala për Shkëlqim Berishën, i njohur si “Tigri” i Deçanit.
“Tigri” i Deçanit që nuk njeh frikë, është i pasionuar pas garave ekstreme.

Ai deri me tash ka marrë pjesë me makinën e tij në garat e shumta ekstreme.
Gjithmonë ia ka dalur me sukses edhe pse ka pas raste që e ka vë jetën në rrezik.
“Tigri” i Deçanit është krenar për sfidat e mëdha që u ballafaqua dhe ka dalur fitimtar si gjithmonë.
Berisha i është mirënjohës të gjithë deçanasve, rrethit shoqëror dhe gjithë atyre që ndan gjithmonë kohën për të shoqëruar në të gjitha garat ekstrem që janë mbajtur anembanë trojeve shqiptare.