Karateistja e talentuar e klubit Sharri nga Ferizaj, Sara Mustafa, shkëlqen, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.
Sara ka dëshmuar cilësitë e saja ndaj çdo rivalet, duke arritur në finalen e madhe.
Në finale pas një lufte të madhe nuk i priu fati.
“Sara Mustafa nga klubi i karatesë Sharri sot në mënyrë të denjë përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Ballkanik për fëmijë ku pas 4 luftërave të fituara arriti të plasohet në finale.
Në luftën e finales u ndal nga garuesja e Malit të Zi me rezultat të ngushtë 1:0.
Sara është e vetmja garuese nga Ferizaj që arriti të fitoj medalje në ditën e parë të këtij Kampionati Ballkanik, me shpresë që të vazhdojmë me sukses edhe ditëve në vazhdim.
Sara zhvilloi 5 luftëra:
Sara Mustafa 3:1 Berina Baliç (Bosnja)
Sara Mustafa 1:0 Marina Anastasiadi (Greqia)
Çerekfinale: Sara Mustafa 1:0 Gabrijela Grubeliq (Kroacia)
Gjysmëfinale: Sara Mustafa 2:2 Mila Nikolova (Maqedonia)
Finale: Sara Mustafa 0:1 Ines Terziq (Mali i Zi)”, njofton KA Sharri.