Millojko Pantiq ia përplas fytyrës Vuçiqit për Kosovën dhe Gjokoviqin e quan të manipuluar 

Sporti

Millojko Pantiq ia përplas fytyrës Vuçiqit për Kosovën dhe Gjokoviqin e quan të manipuluar 

Nga: K. Goca Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:47
Millojko Pantiq

Komentatori i futbollit, serbi Millojko Pantiq, ka shkruar, natyrisht, në mënyrë kritike për Aleksandar Vuçiqin dhe mënyrën e tij të drejtimit të Serbisë dhe këtë e ka bërë këtë herë në gazetën serbe “Danas”.

“Për njëmbëdhjetë vjet, qytetarët e Serbisë jetojnë nën torturën e papërshkrueshme të Aleksandar Vuçiqit, huliganit kompleks dhe të parealizuar të futbollit nga stadiumi Zvezda.

E gjithë kjo nën sloganin:  ‘Më intereson vetëm Serbia, jetoj për Serbinë’. 

Dhe pas asaj dashurie të rreme dhe atdhedashurisë së rreme fshihen grabitje të paimagjinueshme të qytetarëve dhe shtetit, gënjeshtra, mashtrime, dhunë dhe vrasje të njerëzve”, shkruan Mlllojko Pantiq.

Pantiqi godet edhe provokuesin, teniserin Novak Gjokoviq. 

 “Megjithatë, ka shumë njerëz, përfshirë Novak Gjokoviqin, të cilët nuk i kuptojnë manipulimet monstruoze të Vuçiqit vetëm për të qëndruar në pushtet.

Vuçiq ka urdhëruar që serbët nga Kosova të largohen nga institucionet qeveritare, të largohen nga policia dhe të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës në komunat ku kanë shumicë absolute.

Tani me ndihmën e njësive të ‘Shërbimit’ për punët e ‘shtetit të pistë’ po mundohet të na bindë se serbët do t'i mbrojnë me jetë ato komuna ku kanë ende shumicën, por jo pushtetin.

Kështu ka nxitur dikur Millosheviqi urrejtjen ndëretnike me ndihmën e kriminelit Arkan dhe përkrahësve të tij paraushtarakë, ku përfshihej edhe presidenti aktual i Serbisë”, ka shkruar mes të tjera ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat