Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso zbulon se ka folur me Presidentin e Premier Ligës pas humbjes së mbrëmshme në finalen e Ligës së Konferencës, duke i quajtur lojtarët dhe tifozët e West Ham ‘kafshë’.
“Hammers” mundën toskanët në finalen e Ligës së Konferencës në Pragë të mërkurën mbrëma falë një goli të vonë të realizuar nga Jarrod Boëen.
Është finalja e dytë që Fiorentina humbet këtë sezon pas Kupës së Italisë dy javë më parë.|
Çfarë duhet të them? Prisja një fitore. Por kishte raste kur arbitri duhet të kishte bërë më mirë”, u tha Commisso gazetarëve pas kthimit të tij në Firence të enjten në mëngjes.
“Luka Jovic theu hundën. Pastaj Cristiano] Biraghi. Unë fola me presidentin e Premier Ligës, duke i thënë se të gjithë ishin kafshë për mënyrën se si i trajtuan futbollistët tanë. Humbja nuk është e drejtë. Mund të kishim fituar 3-0, më vjen keq për tifozët që meritonin më shumë”, shtoi ai.