Ish-boksieri i njohur, Elvir Muriqi, ka nxjerrë në shitje librin e tij – “People’s Champ”, i shkruar nga Artan Verbica.
Një monografi e pasur me rrëfim.
Atu gjinden edhe fotografi të shtegtimit personal e profesional të djaloshit pejan që bëri karrierë në boksin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Libri u promovua të premten në Prishtinë. Muriqi ka bërë të ditur se të interesuarit mund ta gjejnë atë në Panairin e Librit në Prishtinë.