Tryeza e Sportit do të vazhdojë sot në Prizren, ku do të preken shumë pika dhe tema të rëndësishme për sportin e Kosovës.
Në Tryezën e Katërt të Sportit do të bëhet prezantimi fillestar i projektligjit për sport, do të prezantohet koncepti për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, do të flitet për integrimin e komuniteteve në politikat sportive, do të bëhet prezantimi i protokollit për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit dhe do të prezantohet drafti final i Strategjisë për Sport.
Në tryezën e sotme, e cila ka nisur në orën 10:00 do të marrin pjesë edhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Krahas vendimmarrësve të sportit në vendin tonë, në Tryezën e Sportit, e cila po mbahet në Parkun e Inovacionit dhe Trajtimeve (ITP), do të paraqitet me një fjalë përshëndetëse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Më poshtë mund ta shihni agjendën e sotme të Tryezës së Sportit.