Pak kush e di se Edi Kolgeci dhe Arben Fetahu janë baxhanakë por sa i përket posteve në sportin e Kosovës, janë shumë të njohur.
Kolgeci dhe Fetahu apo baxhanakët morën pjesë në “Tryezën e Sportit”.
Ajo që befason, edhe në “Tryezë të Sportit” janë për krah njëri – tjetrit, çka do të thotë se janë në gjendje qoftë nevoja të qesin edhe pushkë për njëri - tjetrin!
Kolgeci e Fetahu janë të lidhur shumë mes vete.
Kësaj radhe Kolgeci mund të mburret pr frizurën e tij karshin Fetahut.
Kolgeci është president i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt) dhe Arben Fetahu president i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Diskutuan për çështjen e sportit në përgjithësi.
Drafti i fundit i Strategjisë së parë shtetërore për zhvillimin e sportit, për vitet 2023 – 2030, gjithashtu u prezantua gjatë ditës së sotme.