Tek Pallati i Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, të shtunën u organizua turneu për Ditën e Çlirimit të Prishtinës “Prishtina Open 2023” për kategoritë U19 meshkuj e femra si dhe për veteranë mbi 50-vjeçarë.
Pjesëmarrja ishte mjaft e madhe me përfaqësues nga shtete si Greqia, Gjermania, Mali i Zi, Maqedonia, Polonia dhe Shqipëria.
Garat u organizuan në grupe me nga 3 e 4 lojtarë sipas sistemit secili me secilin, e pastaj 2 të parët e grupit kaluan në skeletin kryesor ku garat u organizuan me sistem eleminimi.
Kishte shumë ndeshje të forta në të gjitha kategoritë e po ashtu edhe shumë befasi, por mbi të gjitha sportivitet e poneë atraktive
Në kategorinë mbi 50 në gjysmëfinalen e parë u takuan Ertan Huner vs Dimitrije Zogovski e cila ishte mjaft e baraspeshuar por ne fund triumfoi Ertan Huner me 3:0. Në gjysmë finalen tjetër u takuan Besart Domaniku vs Eroll Boshnjaku, Erolli në tetën e finales kishte triumfuar ndaj polakut favorit bëri mjaft rezistencë, por Besarti ishte shumë i disponuar për lojë e triumfoi me 3:1.
Finalja ishte shumë e mirë, por Besarti triumfoi me 3:0 ndaj Ertan Huner për t’u shpallur kampion i këtij turneu. Për vendin e tretë Dimitrije Zogovski triumfoi ndaj Eroll Boshnjakut me rezultat të ngushtë 3:2.
Në kategorinë U19 të femrave po ashtu pat shumë ndeshje të mirë, vlenë të përmendet paraqitja e mirë 9-vjeçares Christina Heim nga Gjermania e cila arriti deri në të tetën e finales e u ndal nga maqedonasja Sara Stojanovska me rezultat te ngushte 3:2.
Në gjysmëfinalen e parë Lene Osmani u takua me Taibe Rulin ndaj të cilës fitoi me 3:1, ndërsa në gjysmëfinalen tjeter Samanta Agolli nga Shqipëria fitoi bindshëm nga maqedonases Sara Stojanovska me rezultat 3:0