Karateisti i mirënjohur Alvin Karaqi është në formën më të mirë dhe është gati për sfidat në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.
Karaqi (-84 kg) do të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa trajneri i tij, Fehmi Mahalla, është optimist.
Kampioni i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës, Fehmi Mahalla, tha se shorti është i mirë dhe beson e shpreson se Karaqi do të kthehet me medalje.
“Shorti është i mirë”, tha Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Mahalla tregon se Karaqi është i përgatitur në çdo aspekt dhe vetëm për fitore, që të lartësojë shtetin shqiptar.
“Kuptohet se çdo garues është i përgatitur dhe ka ardh për fitore.
Unë pres që Alvini të merr medalje në këto Lojëra Evropiane”, thotë Mahalla.