Komentatori sportiv, serbi Millojko Pantiq, ka qenë në kryeqytetin e Kosovës pikërisht para një jave (me 14 qershor) dhe mu në qendër ka pi një kafe me Agim Kasapollin, komentatorin e mirënjohur sportiv dhe legjendën e basketbollit të Kosovës.
Cila ka qenë arsyeja e takimit Pantiq – Kasapolli?
Takimi ka ndodhur me 14 qershor, takim rasti!
Pantiq njihet për realitetin që e paraqet viteve të fundit dhe që i qet të palarat e regjimit të Aleksandër Vuçiqit.
“Në periferi të Graçanicës, Çagllavicë, në qendër ka dy restorante të drejtuara nga serbët që janë të mbushur me mysafirë kryesisht shqiptarë çdo ditë”, ka shkruar Pantiq, transmeton media serbe “Danas”.
Pantiq ka qenë edhe në Prishtinë dhe u takua rastësisht në qytet me Kasapollin.
“Jetojmë në epokën e komunikimeve digjiitale dhe të internetit, ndaj nuk është për t'u habitur që disa shqiptarë mu drejtuan me pyetjen se a jam unë ai reporteri televiziv nga Beogradi. Isha i lumtur që takova ish-kolegun tim dhe të vetëm të gjallë nga Televizioni i Prishtinës, Agim Kasapolli”, ka shkruar mes të tjera Pantiq.