​Muhamet Ramadani, i treti në Evropë për hedhjen e gjylës

Sporti

​Muhamet Ramadani, i treti në Evropë për hedhjen e gjylës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:36
Muhamet Ramadani

Atleti ynë, Muhamet Ramadani, ka zënë vendin e tretë në Lojërat Evropiane Krakoë 2023, të cilat për atletikën vlejnë si Kampionat Evropian ekipor, divizioni i tretë.

Ramadani hodhi gjylën në distancë 19.07 metra. Në total, morën pjesë 14 garues.

Është ky njëherit suksesi më i madh i atletikës në LE 2023.

Rezultati i Ramadanit tregon se ai vazhdon ngritjen dhe paraqitja e sotme do të jetë motiv shtesë para Kampionatin Evropian U-23 që mbahet muajin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat