Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Tomas Bash ka folur në lidhje me vendimin e Ministrisë së Sporteve të Ukrainës, që ka ndaluar disa sportistë që të marrin pjesë në lojërat olimpike.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e luftës dhe për faktin se në lojërat olimpike të vitit 2024 do të marrin pjesë edhe Rusia e Bjellorusia.
Presidenti shprehet se vendimet e Ukrainës janë të pakuptimta duke qenë se disa sportistë i ka ndaluar të marrin pjesë e disa të tjerë i ka lejuar. Sipas Bash, ky është një diskriminim që Ministria po iu bën sportistëve.
“Atletët ukrainas po diskriminohen nga qeveria e tyre duke mos u autorizuar që të marrin pjesë në disa kompeticione ku merr pjesë edhe Rusia.
Shumë ukrainas do të donin të merrnin pjesë por ata nuk munden dhe nuk e kuptoj se pse. Janë sanksione të vendosura nga qeveria e tyre.
Qeveria ukrainase po i privon atletët që të kualifikohen për në lojërat olimpike. Nuk e kuptoj pse lejohet që të marrin pjesë në tenis dhe jo në pingpong, pse lejohen në çiklizëm por jo në not, pse lejohen në testet A dhe jo në testet B. Nuk e di, më duket e pakuptimtë”, shprehet presidenti.