Zhvillime dramatike në Federatën e Karatesë së Kosovës.
Japin dorëheqje shumica e anëtarëve të Bordit të FKK-së, gjithsej 10-të.
Sipas dokumentit që ka siguruar gazeta kombëtare “Bota sot” dhe që është i protokolluar, të dorëhequrit japin arsyet e tyre.
Letra e dorëheqjes
Dorëheqje japin: Gazmend Havolli - nënkryetar, Bashkim Ibrahimi – nënkryetar; pastaj anëtarët e bordit Fidair Berisha, Ismajl Fazliu, Muhamet Kolgeci, Isak Pllana, Idriz Baruti, Hamide Ibrahimi, Baki Desku e Arsim Ibrahimi.
Situatë e pazakontë dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditën në vijim në këtë institucion.