Karaqi shkruan historinë e sportit shqiptar, kampion në Lojërat Evropiane 

Sporti

Karaqi shkruan historinë e sportit shqiptar, kampion në Lojërat Evropiane 

Nga: K. Goca Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:52
Alvin Karaqi e Fehmi Mahalla

(E plotësuar) -  Karateisti Alvin Karaqi është kampion në kategorinë – 84 kilogramë në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Karaqi me mjeshtëri ngadhënjeu në finale ndaj holandezit Brian Timmermans 

Karaqi është fitues i medaljes së artë.

 Një luftë e madhe e Karaqit në finale, duke dëgjuan me vëmendje këshillat e trajnerit Fehmi Mahalla, ka shkruar historinë e sportit shqiptar.

Djaloshi nga Kosova, Alvin Karaqi (-84 kg), në mënyrën më brilante po e përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Karateisti kuqezi është kualifikuar në finalen e madhe. 

Një është e sigurt, medaljen e argjendtë e ka të garantuar por e kërkon të artën.

Karaqi fitoi ndaj italianit Michele Martina me rezultat 3:2.

Në finale, Karaqi do të përballet me holandezin Brian Timmermans.

Trajneri i tij Fehmi Mahalla, shprehet i ngazëllyer me ecurinë e Karaqit, duke thënë se ai po tregon cilësitë e tija ndaj çdo kundërshtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat