Aktorja e mirënjohur e Kosovës, Diellza Kolgeci, njëherësh drejtoreshë e klubit të volejbollit Prishtina F, po ashtu e pasionuar edhe pas shumë sporteve, si në tenis, skijim, basketboll, kick-boks etj. ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Gazeta ”Bota sot” është gazetë me tradite shumëvjeçare, roli i së cilës ka qenë i veçante ndër vite.
Edhe gjatë kohës së okupatorit “Bota sot” ka qenë mjet informues edhe në rastet më të vështira.
“Bota sot” përveç politikës dhe ndodhive në vend ka dhënë çdo herë rëndësi të veçantë sportit duke Informuar për të arriturat e sportistëve tanë, ambasadorët më të mirë të shtetit”, ka uruar Diellza Kolgeci.