Profesoresha Drita Shaqiri, presidente e klubit të karatesë “Kampioni” nga Prishtina, ka uruar 28 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Drita tha se “Bota sot” është gazetë që pasqyron në tërësi sportet pavarësisht se cilës degë i takon apo cilës gjini.
“Uroj 28 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’.
Është oksigjen për të gjitha gjeneratat dhe gjinitë.
Është gazetë që informon me shpejt, drejtë, saktë dhe çdo aktivitet pasqyron në mënyrë profesionale.
Është zëri i fuqishëm i sportistëve.
Uroj edhe qindra përvjetorë të tjerë.
Vetëm kështu vazhdoni me informim të drejtë, të saktë, të paanshëm dhe profesional, jeni më të mirët”, ka uruar Drita.