Shitja e alkoolit do të ndalohet në ambientet e Lojërave Olimpike Paris 2024, duke respektuar ligjin francez që nuk lejon konsumimin e pijeve alkoolike në ambientet sportive. Kështu ka njoftuar Komiteti Drejtuesi i Olimpiadës së vitit të ardhshëm.
“Në zbatim të ligjit Evin, shitja e alkoolit për publikun e gjerë në stadiume gjatë Lojërave Paris 2024 do të ndalohet”, tha Komiteti për Agence France-Presse.
Prej 32 vitesh, ky ligj e ka ndaluar shitjen e pijeve alkoolike në ambiente sportive, me disa përjashtime të vogla
Megjithatë, jo të gjithë mbështetësit do ta kenë të pamundur për të konsumuar alkool: nëse je në një ambient VIP, atëherë nuk mbulohesh më nga kufizimi në fjalë.