Pingpongisti Adriatik Maloku synon rezultat sa më të mirë në Kampionatin Ballkanik.
Maloku është i përgatitur maksimalisht për secilën sfidë që do ta ketë para vetes.
Gara është shumë e fortë por trajneri Yll Maloku beson e shpreson se Adriatiku do të arrijë rezultat sa më të mirë.
“Adriatik Maloku, anëtar i klubit tonë po merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinj i cili po mbahet në Orestiades të Greqisë.
Malokut i urojmë suksese në këtë kampionat”, ka njoftuar trajneri i KPP “Gani Maloku”, Yll Maloku.