Fotoreporteri i mirënjohur sportiv, Shpend Ahmeti ose siç njihet në opinion, një oksigjen me aparatin e tij për të gjitha sportet, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ahmeti thotë se impresionohet shumë kur lexon tema të ndryshme sportive në gazetën “Bota sot”.
“Urime gazeta kombëtare “Bota sot”.
Asnjë ditë nuk kalon pa e lexuar gazetën ‘Bota sot”, e cila më tërheq shumë, pasi që shkruajnë për të gjitha disiplinat sportive në Kosovë dhe për kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
Përveç që shtjellon tema të nxehta edhe afirmon vlerat sportive dhe talentet e sporteve të ndryshime, kujton edhe gjeneratën e artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta po ashtu edhe gjeneratën e sakrificës.
Uroj qindra vite të suksesshme të gazetës ‘Bota sot’, e cila është e përkushtuar në trajtimin e temave në mënyrë profesionale pavarësisht se cilit sport i takon apo cili institucion sportiv është në pyetje.
Të mirën e komplimentojnë, ndërsa i luftojnë fuqishëm dukuritë e këqija”, ka uruar Ahmeti.