Karateisti i Kosovës, Melos Gashi, ka shënuar rezultat të lakmueshëm në Poreç të Kroacisë.
Gashi është fitues i medaljes së argjendtë.
Ky sukses vlerësohet shumë nga Federata e Karatesë së Kosovës.
“Medalje e argjendtë nga Poreçi i Kroacisë.
Melos Gashi pas 5 luftash brilante merr vendin e dytë në kategorinë U21 kumite -84 kg.
Sot po ashtu u paraqitën edhe vajzat dhe djemtë tanë të kategorive U21 me paraqitje të dinjitetshme por nuk arritën të plasohen në zonën e medaljeve”, njofton Federata e Karatesë e Kosovës.