Sportistët tanë, Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli i kanë përfunduar garat në kajakim në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Gjoshi dhe Xhemajli dhanë maksimumin në disiplinën kros, por që nuk ishte e mjaftueshme që të zënë një vend në tetë më të mirët e kësaj gare.
Në konkurrencën e meshkujve, Gjoshi zuri vendin e 43 nga 52 garues sa ishin.
Në anën tjetër, në konkurrencën e femrave, Xhemajli u rendit e 34-ta nga gjithsej 40 garuese sa ishin. Vetëm 16 më të mirët u kualifikuan tutje.