Karateisti Alvin Karaqi është kampion në kategorinë -84 kg në Lojërat Evropiane, që u mbajtën në Krakow të Polonisë.
Karaqi ka përfaqësuar Shqipërinë, duke e fituar medaljen e artë.
Karateisti i shquar, emocionon me disa fjalë për trajnerin e tij, Fehmi Mahalla, i cili është më i merituari për këtë sukses të madh.
Mahalla është kampion i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës
“Një trajner i mirë mund të ndryshojë një lojë, një trajner i madh mund të ndryshojë një jetë
Ai ndryshoi timen!
Përherë falënderues ndaj vëllaut tim të madh, kampionit, Fehmi Mahallës.
Përgjithmonë në borxh!”, ka shkruar Karaqi në profilin e tij në facebook.