Klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj, mburret me pingpongistin e talentuar Adriatik Maloku.
Talenti i këtij klubit është duke garuar në Kampionatin Evropian, ku synon rezultate sa më të mira.
“Lojtari i klubit tonë Adriatik Maloku po merr pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj në pingpong, i cili po zhvillohet në Gliwice të Polonisë!
Adriatiku është duke u prezantuar me sukses në këtë kampionat, duke marrë pjesë në kategoritë U19 për meshkuj”, njofton klubi i pingpongut “Gani Maloku”.