Kosova zhvillon ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Evropianit të volejbollit në rërë

Sporti

Kosova zhvillon ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Evropianit të volejbollit në rërë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian në volejbollin në rërë, që po zhvillohet në Rumani.

Kosova U22 e ka nisur aventurën në fazën e grupeve të këtij Evropiani me humbje, raporton KosovaPress.

Pavarësisht paraqitjes së mirë që e patën, “Dardanët” pësuan humbje nga Polonia me rezultat 2:0 (21:13, 21:15).

Kosova tani do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera, ku nesër do të përballet me Norvegjinë dhe Hungarinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat